Në qytetin e Fulham-it ka ndodhur një ngjarje që ka befasuar shumë njerëz.
Një grua 39 vjeçare e quajtur Lucy Ashen së bashku me vajzën e saj kanë ndihmuar një grua të vjetër e cila jetonte vetëm dhe në kushte shumë të vështira.
Ashen ka provuar disa herë të ndihmoj gruan e moshuar por ajo nuk e ka lënë të hyj brenda. Kur ajo ka fituar besimin e zonjës së vjetër ka vendosur ta ndihmoj atë dhe kur ka hyrë brenda është tmerruar nga vendi se ku ajo kishte jetuar.
Sipas Lucy Ashen e tërë banesa ishte e mbushur me jashtëçitje dhe me papastërti të tjera. Çdo gjë ishte e papastër dhe zonja nuk ishte pastruar për 13 vjet të tera transmeton arbresh.info.
Lucy së bashku me të bijën, për afër dhjetë ditë kishin pastruar banesën e zonjës së vjetër. Ato gjithashtu kishin hapur një faqe facebook-u ku shumë njerëz nga e gjithë bota kishin dhënë donacione për zonjën e vjetër.
Përpos pastrimit të banesës asaj i janë dhuruar ushqime, veshmbathje si dhe mobile për shtëpinë e plakës.
Lucy Ashen dhe familja e saj kanë vazhduar kujdesin për të edhe pas pastrimit të shtëpisë./arbresh.info.
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...