Google ADS

Filmi ‘Babai’ pjesë e festivalit “GoetheFest” në Beograd

09:40 | 6 Tetor 2016
M. A.

Filmi kosovar “Babai”do të marrë pjesë në GoetheFest 2016, festival i filmit që organizohet në Serbi nga Goethe Institute dhe këtë vit vjen nën konceptin “Realiteti kafshon”.

Ai do të shfaqet në 11 tetor në Qendrën Kulturore të Beogradit. Ky film shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku)k, një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve ’90, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë mes dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Në GoetheFEST 2016 do të shfaqen edhe filma që kanë qenë pjesë e Berlinales dhe filma që kanë marrë çmime të mëdha në Gjermani, mes tyre “Agonija”, “Fak Ju Gete 2” me regji nga Bora Dagtekin, “Kralja” etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme