Google ADS

Lufta kibernetike ndërmjet Indisë dhe Pakistanit

08:46 | 6 Tetor 2016
Arbresh Info

Duket që tensioni ndërmjet dy fuqive nukleare, Indisë dhe Pakistanit, nuk është duke shkuar drejt fundit në një të ardhme të afërt.

Pas sulmeve në kufi nga “Ushtria e Indisë” më 29 shtator, një grup i hakerëve pakistanez pretendojnë se kanë hakuar rreth 700 uebfaqe indiane brenda vetëm një jave, shkruan portali arbresh.info. Ata kanë pretenduar që ky sulm ishte një akt “hakmarrje” kundër “Ushtrisë së Indisë”. Grupi i hakerëve kanë publikuar edhe emrat e uebfaqeve të sulmuara të martën.

“Ne jemi të pamposhtur. Ju vrisni njerëz të pafajshëm në Kashmir dhe e quani vetën vetëmbrojtës të vendit tuaj. Ju prishët armëpushimin në një kufi dhe e quajtët atë ‘sulm kirurgjik’. Tani përballuni me luftën kibernetike”, thonë hakerët.

Çdo uebfaqe e hakuar ka një mesazh apo slogan brenda tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme