Google ADS

Autorja e Harry Potter humbet statusin e miliarderes, arsyeja do t’ju habis

07:13 | 6 Tetor 2016
Arbresh.info

Autorja e njërës prej serive më të famshme, Harry Potter, J.K Rowling, në vitin 2011 ka qenë ndër njerëzit më të pasur të botës. Sot, pesë vite më pas, shuma e parave të saj është zvogëluar dukshëm.

Në listën e këtij viti, të shpallur nga Forbes, (si çdo vit) Rowling ishte një nga 129 njerëzit që ishin hequr nga lista e më të pasurve.Nuk dimë për të tjerët por për autoren jemi shumë të gëzuar që nuk është më në pozicionet e para. Arsyeja e rënies së pasurisë së 51-vjeçares është më e bukura në botë! Të gjitha paratë e munguara kanë shkuar për bamirësi!

“Duke dhënë 160 milion dollar për bamirësi kombinuar me normat e larta tatimore të britanisë, autorja e Harry Potter është larguar nga lista jonë e këtij viti”- ka thënë revista! Vetë autorja është shprehur: “Ti ke një përgjegjësi morale kur të është dhënë më shumë sesa ke nevojë, për të bërë gjëra të mira dhe për t’i përdorur me mençuri”.

rtr1s2wo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme