Në këtë vend mund të bleni një zog dhe ta lëshoni të fluturojë bashkë me problemet tuaja

17:57 | 5 Tetor 2016
Arbresh.info

Falja e mëkateve shpesh herë kushton shumë. Por në Senegal, problemet mund të fluturojnë përmes një zogu për vetëm 0.8 cent.

Në Dakar dhe në qytetet tjera, njerëzit shesin rrugëve një lloj zogu të njohur si pithis. Sipas besëtytnive, njerëzit mund të shpëtojnë nga mëkatet duke e blerë një zog të tillë dhe duke e lënë më pas atë të lirë.

Sipas traditës mendohet se gjatë lëshimit të lirë të zogut, do të zhduken edhe problemet.

Çmimi varion me peshën e mëkatit që ju jeni duke u përpjekur për të hequr, zakonisht 8 deri në 17 cent, por ndonjëherë më shumë. Disa nga blerësit janë në kërkim për lehtësim të problemeve familjare, apo nga stresi për kërkim të punës.

Ideja është që ju të pëshpëritni në veshin e zogut, të luteni dhe më pas ta lëshoni të lirë.

Disa njerëz e konsiderojnë praktikën tradicionale jo-islamike, meqë vendi ka një shumicë të madhe të popullsisë që i përkasin fesë myslimane. Por, shitësit e zogjve nuk është se mërziten për këtë.

Shitësit e zogjve kanë treguar që brenda ditës ata shesin të gjithë zogjtë, por gjatë natës zogjtë prap kthehen nëpër kafazet e tyre dhe të nesërmen ata vazhdojnë të shesin po të njëjtit zogj.

“Qëllimi ynë është të shesim zogjtë, pastaj se çfarë bëjnë klientët me ta është punë e tyre”, tha Ndaiye, njëri nga shitësit e zogjve. “Për ne zogjtë janë vetëm zogj”, shtoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme