Google ADS

Sulmet DDoS i shkaktojnë humbje të mëdha kompanive

14:54 | 5 Tetor 2016
Arbresh Info

Rreth tri të katërtat e kompanive në mbarë botën kanë pësuar nga një sulm kibernetik DDoS gjatë 12 muajve të kaluar, ku gjysma nga ato kanë humbur nga 100.000 dollarë apo më shumë gjatë asaj periudhe.

Nga kompanitë që kanë përjetuar nga një sulm të tillë, 84 për qind e tyre ishin subjekt i sulmeve të vazhdueshme pasi shumica nga ato janë goditur deri në pesë herë, shkruan portali arbresh.info.

49 për qind e tyre kanë humbur 100.000 dollarë çdo orë gjatë periudhës më të ngarkuar si rezultat i sulmit, por shifrat kanë arritur deri në 250.000 dollarë apo më shumë për një të tretën e kompanive.

Një fakt tjetër shqetësues për organizatat është se sulmet DDoS vazhdojnë dukshëm të përdoren edhe në lidhje me përpjekjet për vjedhjen e informatave, infektimin e sistemeve apo sulmet të tjera kibernetike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme