Google ADS

Procesori Snapdragon 830 mund të prodhohet nga Samsung

14:29 | 5 Tetor 2016
Arbresh Info

Samsung thuhet se do të prodhojë procesorin e ri të kompanisë Qualcomm, Snapdragon 830, duke përdorur procesin 10nm.

Bazuar në disa raporte, gjiganti korean do të jetë prodhuesi kryesor për procesorët e telefonave të fundit të mençur, shkruan portali arbresh.info. Kompania pritet të përdorë këtë procesor te gjysma e njësive të Galaxy S8, ndërsa gjysma tjetër do të përdor Exynos 8895 SoC.

Teknologjia e re 10nm mund të ofrojë një performancë dukshëm më të mirë te Snapdragon 830 si dhe kostoja e prodhimit të tyre është më e vogël./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme