Nexhat Daci thotë se Kadri Veseli po e udhëheqë shkëlqyeshëm Kuvendin

11:39 | 5 Tetor 2016
Arbresh.info

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci e ka lavdëruar udhëheqjen e Kuvendit, nga ana e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Madje, Daci shkon edhe me larg. Ai thotë se kryetari aktual i Kuvendit ka një horizont formal demokratik siç shprehet ai për të shpëtuar vendin.

Në pjesën e dytë të intervistës për portalin “Indeksonline”, akademik Daci i ka bërë thirrje qeverisë qe të ketë kujdes me Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe, pasi në këtë proces, sipas tij, shumë lehtë mund të rrëshqitet në një rrugë pakthim.

E sa i përket zhvillimeve tek kisha në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, profesori universitar thotë se në këtë rast Kosova dhe qytetarët e saj janë në një senduiq tepër të rrezikshëm. Ndërsa e ka kritikuar qeverinë për reagim të ‘butë’ pas arrestimit të zyrtarit policor, Nehat Thaçi nga ana e shtetit serb.

Indeksonline: z.Daci, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka ngritur reagime të shumta. Për themelimin e këtij asociacioni, opozita ka protestuar brenda dhe jashtë Kuvendit. Si duhet veprojë Qeveria karshi këtij procesi.

Nexhat Daci:Unë si vëzhgues jo i pa interesuar mendoj qe në këtë proces mund të rrëshqitet shumë lehtë në një rrugë që nuk ka kthim. Duhet të respektohen vërejtjet e Kushtetueses. Por, në aso presioni është Qeveria sa që duhesh me qenë shumë i pastër me i ikë kërkesave të ndërkombëtareve dhe më bë punën tënde me përgjegjësi.

Indeksonline: Si i keni parë zhvillimet tek kisha ortodokse në Kampusin e UP?

Nexhat Daci: Këtu jemi si shtet dhe si popullatë në një senduiq tepër tepër të ndjeshëm dhe të rrezikshëm. Opinioni botëror për reliktet fetare është shumë i ndjeshëm. Por, në asnjë mënyre bindja ime e thellë qe ajo nuk duhet të jetë i riteve fetare. Unë nuk e besoj qe dikush do ta priste mirë me minu apo granatu atë objekt. Kësaj radhe jam në anën e studenteve si gjithmonë qe kam qenë.

Edhe në 81shën kam qenë në anë të studentëve. Por, studentët nuk duhet tu nënshtrohen kurrë opinioneve jashtë fazës studentore. Lë të ndërtohen gjithmonë objekte fetare, kisha katedrale e xhamia me pëlqim siç është ndërtuar katedralja Nëna Terezë.

Indeksonline: Si e vlerësoni punën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Si po e udhëheqen organin më të lartë legjislativ në vend?

Nexhat Daci: Unë mund të them se kam pasur një hezitim të fuqishëm për tu shprehur, sepse e dini siç ka qenë opinioni. Por, mendoj se ka filluar shkëlqyeshëm. Në momentin kur kryetari i shtëpisë të demokracisë lejon ndërhyrje të forcës nuk e besoj kurrkund në botë nuk ka ndodhë. Ju e dinë çfarë ka ngjarë në Ukrainë dhe shumë vende të botës.

Prandaj, kryetari i Kuvendit qe duket se e ka një horizont formal demokratik për më shpëtu vendin, sepse shpëtuesi i vetmi në institucione është Kuvendi jo presidenca dhe jo Qeveria. Parlamenti i mençur dhe deputetët në radhë të parë, sepse vota e deputetit nuk mund të shantazhohet me asgjë.

Nëse, Kosovës i ngjan diçka përgjegjës do të jenë  deputetët për të mirë ose për të keq dhe nuk duhet deputeti ta dëgjojë askënd, nëse nuk është i bindur si qenie. Kryetari i Kuvendit sot ka mundësi më dhënë një kontribut të fuqishëm për të mirë, por mos më i insistu në atë qe gjithkush kërkon nga jashtë dhe mos më u bazu më forcën qe e ke sot, sepse nesër mund të mungojë.

Indeksonline: Serbia po vazhdon me sjellje destruktive në raport me qytetarët dhe institucionet e Kosovës. Rasti i fundit është arrestimi i zyrtarit policor, Nehat Thaçi. Si duhet të veprojë Qeveria e Kosovës?

Nexhat Daci: Vërejtja ime është se është reagim tepër i vakt. Nëse më një shtet me të cilin mundohesh me kriju një raport deri diku normal, një shtet qe ka bërë shumë dëme. Çdo herë sillet në këtë mënyre, Nuk është hera e parë. I ka ngja dy kryeministrave dhe njerëzve të tretë dhe të katër. Duhet njëditë t’i të thuash se unë jam shtet.

Nuk është më rëndësi a e ka njoft Greqia Shqipërinë a nuk e ka njoftë dhe ka shumë vende të tilla në botë.  Edhe nëse gabon t’i tregon se je zot shtëpie. Prandaj fjalët që po i thonë janë të lezetshme, por veprimet… E di se është shumë vështire për qeverisjen në Kosovë, por po të tregohesh për vetëm për dy jave qysh duhet të tjerët kanë më të respektu ma shumë përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.

Indeksonline: Një pyetje në rrafshin personal. Ku është sot akademik Daci?

Nexhat Daci: Unë besoj qe akademik Daci është në vendin që ka punuar tërë jetën. Unë kam shkuar në Kuvend si kryetar i Akademisë me lutje të presidentit Rugova dhe dalja ime është një liri e fituar më shumë mund, por një liri qe shfrytëzohet maksimalisht, sepse unë e përfaqësoj Kosovën në procesin e Berlinit që ka filluar në vitin 2014. Janë tri rrugë: Ekonomia, Siguria dhe integrimi i vendeve të Ballkanit: rruga shkencore.

Jam shumë aktiv. Akademia ofron mundësi tepër të mëdha për krijuesit. Ka çdo përkrahje të nevojshme për të shkruajtur libra. Po bëhen projekte. Prandaj unë them njeriu duhet të jetë i lumtur qe është i përzgjedhur i zotit. Ta ruan shëndetin mental dhe jam shumë i lumtur ku jam.

Indeksonline: Keni hequr dorë nga politika?

Nexhat Daci: Jo nuk jam në politikë. Unë kurrë nuk do të heq dorë prej idealeve të mia të asaj shtëpie qe siç i kemi thënë shtëpia e madhe e Rugovës, sepse nuk ka mbete asgjë nga rugovizmi. Por, po më këshilla të mia dhe kontribute konkrete nuk i hezitojë. Sepse unë nuk kam përfituar asgjë prej gjashtë vjet kryetarit të Kuvendit. Edhe ato që ligji mi ka dhanë. Nuk i ka lejuar Kuvendi i vitit të kaluar. Unë nuk kam qenë i varur as politikisht as materialisht nga askush dhe jam i gatshëm gjithmonë qe deri sa të me punojnë mentë me kontribu në çështjet e ndërtimit të shtetit si duhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme