Lojërat e trajnimit të trurit mund të jenë humbje kohe

11:32 | 5 Tetor 2016
Arbresh.info

Shkencëtarët thonë se ka pak prova të përfitimit real nga këto lojëra.

Lojërat kompjuterike për stërvitjen e trurit mund të jenë vetëm humbje kohe dhe parash, kanë deklaruar shkencëtarët, shkruan DailyMail.

Ata thanë se ndërsa njerëzit mund të përmirësohen ndërsa ushtrojnë, ka pak apo nuk ka fare prova që i ndihmojnë ata në jetën e përditshme, transmeton KosovaPress.

Kompani të shumta bëjnë paketa lojërash, puzzle dhe ushtrimesh që janë të dizajnuara për të përmirësuar kujtesën, rritur vëmendjen apo thjesht për ta mbajtur mendjen të mprehtë teksa plakeni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme