Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në këtë konference tha se kjo ditë po shënohet për të ditur se ciki është roli i mësuesit.
“Nuk ka gjë më te rëndësishme për një shtet sesa të investoj në sektorin e edukimit sepse roli i mësuesit është shumëdimensional. Kjo ngjarje bënë të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ne në sektorin e edukimit që ta ngrisim cilësinë e arsimit”, tha ai.
Bajrami falënderoi themeluesit e sindikatës së arsimit të cilët sipas tij punuan mjaft shumë në fushën e arsimit, transmeton arbresh.info.
“Mësimdhënësit në Kosovë kanë nevojë për një status dhe tretman të definuar pasi ky profesion është i shenjtë dhe duhet të investohet në të sepse me këtë ngrisim cilësinë dhe tregojmë gatishmëri se jemi të përgatitur për të ardhmen”, tha ai duke shtuar se mësimdhënësit duhet të kenë mundësin e kryqes në arsim bash kohor dhe modern.
“Ne po bëjmë përpjekje me sindikatën ta bëjmë kontratën kolektive. Ata duhet të krijojnë karrierën e tyre. Poashtu kemi arritur të bëjmë pagesën për përvojën e punës por angazhimi kryesor do të jetë në finalizimin e ligjit që ky ligj të miratohet dhe shteti të jetë i obligueshëm karshi mësimdhënësve të viteve të ’90”, tha ai./arbresh.info.
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...