Kosova synon të bëhet pjesë e organizatave kulturore

19:10 | 4 Tetor 2016
Arbresh.info

Ambasadori i ri i Francës në Kosovë, Didier Chabert ka deklaruar se mundësi që bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Kosovës të zgjerohet edhe në fusha tjera, duke përmendur librin, letërsinë dhe arkeologjinë.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin ka biseduar për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, si dhe nevojën që raporte bilaterale ndërmjet këtyre dy vendeve të thellohen, duke përmendur fushat specifike dhe tejet të rëndësishme, që janë kultura dhe sporti.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Kulturës, ministri Shala dhe ambasadori Chaber theksuan nevojën që raportet politike në fushën e kulturës dhe të sportit, të zhvillohen edhe më tutje, sidomos me komunikim më aktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Francës, dhe me njohjet të ndërsjella kulturore.

Ministri Shala e tha se për Kosovën dhe institucionet e kulturës, bashkëpunimi me Francën është i një rëndësie të veçantë.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se Kosova synon të bëhet pjesë e organizatave kulturore dhe për këtë kërkoi ndihmën aktive dhe bashkëpunimin e Francës.

Ndërsa, ambasadori Chabert u shpreh se detyra e tij e re është një përgjegjësi e rëndësishme, që të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, sidomos në fushën kulturës dhe sportit.

Ambasadori Chabert u shpreh se ka vullnet dhe mundësi që bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Kosovës të zgjerohet edhe në fusha tjera, duke përmendur librin, letërsinë dhe arkeologjinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme