Google ADS

Apple lanson shërbimin Apple Pay në Rusi

08:46 | 4 Tetor 2016
Arbresh Info

Apple ka lansuar softuerin Apple Pay në Rusi të martën si pjesë e planeve të gjigantit amerikan për të ofruar shërbimin për pagesa në mbarë botën.

Rusia është vendi i dhjetë ku Apple Pay është në dispozicion, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe vendeve të tjera, shkruan portali arbresh.info.

Ky shërbim, që së pari u lansua në vitin 2014, do të operojë fillimisht në Rusia përmes partnerëve Sberbank dhe Mastercard.

Për të përdorur shërbimin Apple Pay, konsumatorët duhet të shfrytëzojnë telefonin e tyre iPhone për të kryer pagesat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme