Kjo është risia e fundit nga Facebook (Video)

00:20 | 4 Tetor 2016
Arbresh.info

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, ka lansuar “Marketplacen”, një shitore të re online në aplikacionin e vet duke ofruar mundësinë që njerëzit të shesin gjithçka nga gjërat e vjetra që kanë.

Facebooku ka njoftuar se këtë sektor e ka hapur për shkak të interesimit të madh të përdoruesve në grupet e dedikuara për blerje dhe shitje lokale.

Me mundësinë e re, Facebook do të rivalizojë shitoren më të famshme online ‘eBay’.

“‘Marketplace’ është destinacion i caktuar në të cilin njerëzit mund të zbulojnë, blejnë apo shesin gjëra nga fqinjët dhe komuniteti. Veçoria e re do të shfaqet pikërisht për atë që ju doni të blini. Është e dizajnuar për njerëzit, jo për bizneset”, ka thënë Bowen Pan nga Facebooku.

“Marketplace” do të publikohet pas pak ditësh në disa vende të botës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme