Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nderoi sot në 85 vjetorin e lindjes, shkrimtarin e shquar Dritëro Agolli me “Urdhrin e Pavarësisë”.
Gjatë vizitës dyditore që i pari i vendit po zhvillon në Shqipëri, u prit sot në banesën e tij nga shkrimtari i njohur, të cilin e vlerësoi për kontributin e jashtëzakonshëm, të papërsëritshëm dhe emblematik për çështjen e Kosovës.
Duke e konsideruar një nder të madh dekorimin nga Thaçi, Agolli shprehu besimin e plotë se Kosova shumë shpejt, në një të ardhme të afërt, do t’ia kalojë të gjitha vendeve për nga përparimi, tha ai, sepse ka përgatitur kapacitete në të gjitha fushat.
Presidenti Thaçi e uroi për 85 vjetorin e lindjes shkrimtarin e madh, ndërsa e vlerësoi gjeniun e letrave shqipe për atë çfarë ai i ka kushtuar Kosovës, e cila ka pasur edhe ndikimin e saj.
“Ju keni guxuar kur të tjerët nuk kanë guxuar ose kanë hezituar. Ju keni qenë një frymëzim për të gjitha gjeneratat në Kosovë. Shpreh respektin tim personal dhe si president për mbështetjen e guximshme, si qytetar, si intelektual, për mbështetjen tuaj në luftën e Kosovës, për UÇK-në dhe figurën e Adem Jasharit, që Kosova të ishte e lirë dhe sovrane”, u shpreh shkrimtari i shquar.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?