Microsoft ka njoftuar se ka ndërmend të ofrojë shërbimin Cloud nga qendrat e reja të të dhënave në Francë. Si pjesë e planeve të tij, Microsoft do të ofrojë Microsoft Azure, Office 365 dhe Dynamics 365.
“Ne jemi duke investuar vazhdimisht në infrastrukturën për ruajtjen e të dhënave për t’iu përballur kërkesave nga konsumatorët evropian dhe partnerët tanë”, tha Satya Nadella, drejtori ekzekutiv i gjigantit Microsoft, shkruan portali arbresh.info.
“Ndërtimi i një platforme globale, inteligjente dhe të besuar për ruajtjen e të dhënave është pjesë kryesore e qëllimit tonë për të fuqizuar çdo person dhe organizatë në planet që të arrijë sa më shumë. Nuk ka qenë asnjëherë një kohë më e mirë për bizneset në mbarë Evropën për të siguruar një rritje të madhe apo ndonjë mundësi të mirë përmes Microsoft Cloud”
Drejtori i Microsoft tha se kompania ka dyfishuar kapacitetin e shërbimeve për ruajtjen e të dhënave në Evropë gjatë viteve të kaluara duke theksuar gjithashtu se gjiganti ka investuar mbi 3 miliardë dollarë deri tani në mbarë Evropën./arbresh.info
SBASHK të hënën dorëzon nënshkrimet për Projektligjin për sk...
Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Pa...
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Krasniqi për Ilmi Ilazin: Ishte shembull i përkushtimit dhe ...
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah
Kuvendi i Malishevës miraton projekt buxhetin për vitin 2025