Lodrat dhe lojërat që i luajmë ne gjithashtu mbesin përgjithmonë në mendjen tonë. Modernizmi dhe përdorimi i teknologjisë ka modifikuar lojërat dhe lodrat e gjeneratës moderne, kështu që ato të duken më reale dhe më interesante.
Një nga lodrat me të cilat kemi luajtur në fëmijëri është edhe laseri. Faktet më të fundit kanë zbuluar se laseri nuk duhet të trajtohet si një lodër. Ai është i dëmshëm dhe duhet të mbahet larg fëmijëve pasi mund të shkaktojë shumë probleme, transmeton Gazeta Express.
Një fëmijë humbi 75% të shikimit për shkak të kësaj lodre, kështu që nëse fëmijët tuaj luajnë me një lodër të tillë, duhet t’ua largoni atë.
“Australian Broadcasting Company” ka një raport që tregon se si një fëmijë i vogël nga Tanzania, i moshës 14 vjeç, humbi 75% të shikimit të tij për shkak të dritës së laserit.
Ai ishte duke luajtur me lodrën me laser, duke e fokusuar atë direkt në sytë e tij. Duke e bërë këtë, sytë e tij nuk ndjenin dhimbje. Por, më pas, ai humbi 75% të shikimit të tij për shkak të djegies së shkaktuar nga drita e laserit.
Kështu, nëse fëmijët tuaj luajnë ende me një lodër të tillë, është mirë që mos t’i lejoni dhe sa më shpejtë t’ua largoni.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...