Facebook lanson Messenger Lite për Android

09:15 | 3 Tetor 2016
Arbresh Info

Rrjeti social Facebook ka lansuar një version më të lehtë të aplikacionit të saj të famshëm, Messenger, në përpjekje që përdoruesit me qasje të dobët në internet të kenë më të lehtë komunikimin.

I quajtur “Messenger Lite”, ky shërbim iu lejon përdoruesve të dërgojnë tekste, foto, dhe linqe te çdo kush tjetër që përdorë rrjetin social kur shpejtësi e internetit të tyre është e dobët, shkruan portali arbresh.info. Ky aplikacion i ri nga Facebook tani është në dispozicion për vendet si Kenia, Tunisia, Malajzia, Sri Lanka dhe Venezuela.

Me më shumë se 1 miliardë përdorues të këtij aplikacioni, kompania e di që aplikacioni është i bërë i domosdoshëm për shumë përdorues./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme