Një mësuese e arsimit të veçantë në Kentucky, jo vetëm është fejuar para klasës së saj, por edhe i ka ftuar të gjithë nxënësit në dasmë.
Nxënësit e Kinsy French të cilët janë me sindromën Down, shoqëruan me lule në duar dhe kurora mësuesen e tyre drejt altarit.
“Ata ishin si një familje për mua. Ata ishin klasa ime e parë dhe e vetme. Kështu që unë e dija se nuk mund të kaloja një ditë të veçantë pa to,” ka thënë French.
Nxënësit janë shprehur se më së shumti në dasmë u ka pëlqyer ushqimi dhe vallëzimi. Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentet emocionuese të mësueses me vello të bardhe me nxënësit e saj të dashur.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...