Telefonat janë përgjuar në çdo kohë dhe ende vazhdojnë të përgjohen, por a mund ta kuptojmë ne që po na përgjojnë? Po, tani është e mundur. Për të kuptuar nëse dikush po përgjon telefonin tuaj ose jo duhet të kenë parasysh këto informacione.
Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike ka mundësi që telefoni juaj të jetë duke u përgjuar.
Kontrolloni temperaturën e telefonit tuaj celular, pasi nëse ai nxehet edhe nëse ju nuk e përdorni atëherë dikush po e shrytëzon atë pa njohurinë tuaj.
Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat e transmetimit të të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja me të cilën një i tretë po përdor për të përgjuar telefonin tuaj.
Gjëja e fundit të cilës duhet t’i kushtoni rëndësi është gjendja e kreditit tuaj. Nëse vini re se është harxhuar një shumë e caktuar nga llogaria juaj ndërkohë që ju nuk e keni përdorur atëherë e kanë shrytëzuar telefonin tuaj.
SBASHK të hënën dorëzon nënshkrimet për Projektligjin për sk...
Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Pa...
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Krasniqi për Ilmi Ilazin: Ishte shembull i përkushtimit dhe ...
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah
Kuvendi i Malishevës miraton projekt buxhetin për vitin 2025