Google ADS

Ja arsyet pse periudhat traumatike në fëmijëri janë shumë të vështira për t’u kapërcyer

09:34 | 1 Tetor 2016
Arbresh.info

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Kalifornisë periudhat traumatike në fëmijëri siç mund të jenë aksidentet, traumat fizike, abuzimet, neglizhencat apo dhuna në familje janë shumë të vështira, gati të pamundura për t’u kapërcyer edhe kur të rriten.

Ja disa nga arsyet që renditi studimi si më të vështirat për t’u kapërcyer:

Burimi i dhimbjes është i vështirë të zhduket pavarësisht kalimit të viteve.

Dëmtimi i krijuar mund të jetë biologjik: sipas një studimi të bërë nga Universiteti Brown, thuhet se trauma e fëmijërisë e tillë si abuzimi, dhuna apo humbja e një prindi mund të ndryshojë programin e gjeneve që rregullojnë nivelin e stresit. Kjo mund t’i çojë këtë fëmijë të kalojnë depresion apo stres.

Paaftësia për t’u integruar në shoqëri.

Ndjesia e frikës, ankthit, mërzisë së përhershme.

Vështirësi në menaxhimin e emocioneve të mira apo të këqija.

Mbyllja në vetvete.

Është shumë e rëndësishme që të këshilloheni me një psikolog në momentin që kuptoni se fëmija juaj po kalon një periudhë traumatike. Këto periudha mund të ndikojnë në të gjithë jetën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme