Google ADS

Apple App Store mbushet me reklama

15:41 | 30 Shtator 2016
Arbresh Info

Kompania Apple ka njoftuar se ka në plan të mbush me reklama dyqanin Apple Store duke filluar nga 5 tetori.

Pra, përdoruesit gjatë kërkimit për ndonjë aplikacion të caktuar mund të shohin edhe reklama që kanë të bëjnë me atë që ju keni kërkuar, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, kompania ka thënë që reklamat nuk do të jenë një fushë e minuar pasi përdoruesit do të shohin ato vetëm kur janë të përshtatshme që t’iu shfaqen përdoruesve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme