Nga sot të gjitha kompanitë të cilat janë në procedura doganore të ndryshme mund të thërrasin për të shprehur interesimin apo ndonjë vërejtje lidhur me lëndët e tyre në Doganën e Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, në të cilin thuhet se njësia kompetente e doganës është e ngarkuar që të pranoi të gjitha thirrjet dhe në të njëjtën kohë të ofroi sqarime dhe informata të nevojshme për këto procedura.
“Numrat kontaktuese janë: telefoni 038 540 856, orari i pranimit të thirrjeve është nga 08:00 deri në 18:00 nga e Hëna deri të Shtunën”, thuhet në njoftim.
“Dogana është e përkushtuar të lehtësoi edhe më tej procedurat e importit dhe eksportin, prandaj ftojmë bizneset që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i adresojnë përmes këtij numri”, thuhet më tej në njoftim.
Trump: SHBA duhet të dalë nga lufta në Ukrainë
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...