Trupi do të konsiderohet si një makineri, së cilës do t’i zëvendësohen pjesët e ndërrimit për t’ia zgjatur jetën.
Në vitin 2005 shkencëtarët hodhën idenë e njeriut të përjetshëm. Prej asaj kohe, ky mendim ka avancuar me tej. Ata kanë arritur të krijojnë qeliza rrënjë duke u nisur nga indet e diferencuara. Sfida më e madhe është ajo e biologëve të kohëve moderne, të cilët kërkojnë të rikrijojnë organe të plota në laborator, duke u nisur pikërisht nga qelizat rrënjë.
Tani për tani, këto zhvillime mbeten eksperimentale dhe nuk ka asgjë që mund të aplikohet direkt tek njerëzit. Në të ardhmen, këta shkencëtare synojnë që organi me probleme të zëvendësohet nga kloni i tij i prodhuar krejtësisht në laborator. Sidoqoftë, për të krijuar njeriun e pavdekshëm, me siguri që do të ketë mijëra rrugë të panjohura, pasi edhe sikur të mundësohet klonimi I organeve, ende nuk ka asnjë shenjë për një tru që t’I rezistojë çfardo sproveje.
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...