Një jastëk i madh me ngjyrë të bardhë është dërguar para ndërtesës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës sot në mesditë.
Ky jastëk dedikuar për gjumë të akademikëve është ‘dhuruar’ nga studentët e Lëvizjes studentore “Studim, Kritikë, Veprim”.
Këtë ‘dhuratë’ për akademikët, studentët e kanë arsyetuar me atë se Akademia është në një gjumë të thellë.
Kjo akademi po qëndron në mënyrë pasive karshi situatave dhe problemeve të vështira, dhe asnjë zë apo reagim nga kjo akademie nuk po dëgjohet.
Trim Gashi, njëri nga studentët që i përket kësaj lëvizje studentore tha se, Akademia do të duhej të ishte në majat e intelektualitetit të Republikës dhe me shumë përgjegjësi ta kryen punën e saj. Por sipas tij ASHAK do duhej të reagonte kundër objektit që është vendosur dhunshëm në hapësirën universitare, por ajo nuk bëri as reagimin më të vogël.
“Në njërën anë kemi projektin direkt të akademisë serbe, e cila në vazhdimësi nxjerr projekte të reja për kolonizimin e Kosovës, dhe në anën tjetër kemi një akademi, që nuk bën as reagimin më të vogël për këtë çështje. Pra ekziston një akademi serbe që shtyn përpara projekte të trilluara, dhe në anën tjetër një Akademi e Kosovës që nuk i mbron as të vërtetat tona”, tha Gashi.
Gashi, po ashtu tha se kjo Akademi me papërgjegjësitë që po i bën, fare nuk po shërben si një Akademi, dhe sipas tij, Akademia duke mos reaguar po i jep konfirmim pushtetit karshi situatave të cilat po e cenojnë integritetin dhe autonominë përmes funksionalizmit të pseudo-kishës ortodokse në Kampusin Universitar.
“Më së paku shërben si akademi. Nëse heshtja shpesh kuptohet si miratim, atëherë heshtja e Akademisë nuk mund të kuptohet ndryshe veçse konfirmim ndaj pushtetit. Kolegët e ashtuquajtur akademik kryeministri Mustafa, janë shndërruar në bashkëpunëtor me këtë të fundit, i cili reagon ashpër kur pretendon se i cenohet prona private dhe me arrogancë mbron cenimin e sovranitetit territorial të Republikës, sakaq mbron thirrjet e zëvendësit të tij, Branimir Stojanoviq, të cilat cenojnë integritetin dhe autonominë e Universitetit përmes funksionalizimit të pseudo-kishës ortodokse në Kampusin Universitar. Krahas kësaj Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës vazhdon të jetë e fjetur”, tha Gashi.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...