Ballkani drejt telefonatave pa roaming

10:21 | 29 Shtator 2016
Arbresh.info

Qytetarët e rajonit të Ballkanit ashtu sikundër shumë shpejt qytetarët e BE-së, mund të komunikojnë me njëri tjetrin pa tarifa roaming.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismën për një platformë rajonale për roaming dhe studimin për ndikimin në fushën ligjore dhe rregullatore që do të ketë ky zhvillim.

Më shumë gjysma e 1800 biznesmenëve të pyetur në sondazhin Ballkan Barometër, thonë se eleminimi i tarifave roaming në rajon do të jetë shumë i dobishëm për biznesin.

Ndërkohë Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, do të punojë për të zgjeruar zonën gjeografike të mbulimit të Marrëveshjes Rajonale për Roaming, dhe se do të jetë një avokat i fortë për koordinimin e politikave të roaming dhe për integrimin e ICT në agjendën e “lidhjes” rajonale.

Diskutimet për roaming po zhvillohen në forumin dy ditor “Rregullimi tregut të komunikimit elektronik”, që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi ku marrin pjese edhe përfaqësues nga Shqipëria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme