“Festari” po feston 15-vjetorin me art, muzikë, trashëgimi e sport Artistë të mëdhenj shqiptarë e botëror i janë bashkuar festës së rinisë në Suharekës, “Festarit”.
Për 15 vjet me radhë Suhareka ka qenë qendër e dhjetëra artistëve që kanë marrë pjesë në Koloninë e Artistëve, nga e cila kanë dalë shumë vepra. Këtë vit ka një ndryshim, ngaqë Joan Zhagu po drejton punëtorinë për animacion, në të cilën punëtori po marrin pjesë të rinjtë suharekas.
Duke mos lënë anash as ligjëratat e trashëgimisë kulturore për një grup entuziastësh për arkeologji, transmeton Arbresh.info
Në anën tjetër teatrit i janë mbushur karriget nga shikuesit që kanë pasur rastin deri sot të shohin dy shfaqje, ndërsa sot në mbrëmje është edhe shfaqja e tretë. Mbrëmë, 28 shtator, zëri i të madhit Aleksandër Gjoka, bashkë me Eneida Tarifen ka bërë që të rinjtë të mbajnë ritmin me vallëzim./Arbresh.info
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...