Google ADS

Ku po shkon oksigjeni i tokës?

19:35 | 28 Shtator 2016
Arbresh.info

Gazi jetësor është zhdukur nga atmosfera gjatë 800 mijë viteve duke lënë ekspertët e habitur.

Diçka e çuditshme po ndodh me nivelin e oksigjenit në planetin tonë, gjë e cila ka lënë hulumtuesit të habitur sa i përket kësaj çështjeje, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët që testojnë koncentrimin e oksigjenit në atmosferë kanë gjetur se nivelin ka rënë për rreth 0.7 për qind gjatë 800 mijë viteve të fundit, duke e krahasuar me nivelin modern.

Për më tepër, shkalla e saj ka përshpejtuar rënien gjatë shekullit të kaluar, duke rënë me 0.1 për qind të mëtejshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme