Është përuruar objekti i ri i Shkollës së Mese të Lartë të Mjekësisë “ Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ishin ata të cilët përuruan objektin e ri.
Ministri Bajrami, me këtë rast, theksoi rëndësinë e ndërtimit të objekteve të reja shkollore për nxënësit, por edhe për mësimdhënësit e komunitetin.
“Nuk ka moment më të mirë se sa të marrësh pjesë në përurimin e një shkolle kaq të bukur, t’u mundësosh nxënësve një arsim sa më të mirë, një arsim cilësor”, u shpreh Bajrami.
Ministri Bajrami theksoi se të gjithë jemi krenarë me këtë shkollë, nga e cila kanë dalë individë dhe intelektualë të dalluar që dhanë kontribut të çmuar edhe në kohë të vështira në shtetndërtimin e Kosovës.
“Si mësimdhënës duhet të punojmë që kjo shkollë me traditë të përgatisë nxënës të shkëlqyeshëm dhe të jetë lidere në Kosovë sa i përket cilësisë dhe përgatitjes së kuadrove”, tha ministri Bajrami.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, u shpreh i gëzuar për ndërtimin e kësaj shkolle, sepse theksoi se po përurohet kjo shkollë, e cila ka vite që nuk e ka pasur lokacionin e duhur.
“Po krijohen kushte të mira që, ju nxënës të dashur, të përgatiteni dhe t’i shërbeni shëndetit të njerëzve tanë, t’i shërbeni vendit tuaj, të bëheni mjekë të aftë dhe të respektuar nga të gjithë, ashtu siç është profesioni i juaj i shenjtë”, tha Veseli.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...