Përditësimi i Google në iOS sjell opsionin inkonjito

14:33 | 28 Shtator 2016
Arbresh.info

Përdoruesit e Google nuk kanë pse të shqetësohen më nëse dikush kontrollon historinë e tyre të përdorimit të internetit në pajisjet iOS.

Gjigandi i kërkimit prezantoi një përditësim të ri për aplikacionin në iOS të Martën e kaluar. Tani mund të kërkoni në Google direkt për videot e YouTube dhe të përdorni opsionin inkonjito.

Opsioni inkonjito, i prezantuar fillimisht në Google Chrome, lejon përdorimin e brouserit pa regjistruar historinë e veprimtarisë tuaj në internet dhe pa ruajtur fjalëkalimet.

Cilësia është tashmë diçka e zakontë për brouserat në desktop, por nuk është ofruar asnjëherë për aplikacionet.

Si një masë tjetër sigurie, në qoftë se doni që njerëzit e tjerë të mos e dinë aktivitetin tuaj në internet, opsioni inkonjito në aplikacion mund të aktivizohet me anë të klikimit, duke identifikuar më parë gjurmët tuaja të gishtërinjve, që siguron se vetëm ju mund ta përdorni versionin privat.

Bashkëngjitur më këtë, Google në iOS ka sjellë edhe mundësinë e hapjes së videove të YouTube brenda aplikacionit, pa i hapur ato në një aplikacion më vete./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme