Google Translate është një mjet vërtet ndihmues kur kërkoni përkthimin e një fjalë, në çfarëdo gjuhe qoftë ajo. Por nuk është efikas kur duhet të përktheni një tekst të tërë, prandaj Google ka gjetur një zgjidhje me një sistem të quajtur Neural Machine Translation (NMT), që i përkthen tekstet më rrjedhshmëri logjike dhe më me kuptim se Google Translate.
Sipas Google, ajo çfarë e bën sistemin NMT më të mirë është se e konsideron të gjithë fjalinë, fjalët dhe mënyrën si janë lidhur, që do të thotë se në vend që të përkthejë çdo fjali si të vetme dhe të palidhur me kontekstin, sistemi do të konsiderojë disa përkthime duke përzgjedhur atë me më shumë kuptim. Google shpjegon se Neural Machine Translation e konsideron të gjithë fjalinë si një ‘fjalë’ me kuptim që duhet përkthyer, transmeton Arbresh.info
Gjthsesi ajo është akoma larg të qenit prefekte, por Google thotë se do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar këtë shërbim. Cilësinë e re kompania tha se do ta lançonte në muajt në vazhdim.
Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovi...
Osmani: Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta
Zyrtarja policor gjen shumën prej 100 eurove në rrugë, ia dë...
Cara Delevingne shfaq ngjyrë të errët flokësh në Kanë
Irani ngul këmbë se s’do ta ndalë pasurimin e uraniumit, me ...
Kaja Kallas nesër viziton Kosovën