Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema kanë raportuar para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim rreth regjistrimit të pjesëtarëve të minoriteteve në universitetet publike në Kosovë.
Ministri Arsim Bajrami tha se MASHT-i i ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore në bazë të Kushtetutës për t’i respektuar të drejtat e komuniteteve pakicë.
Ndërsa rektori Marjan Dema tha se Universiteti i Prishtinës e ka respektuar kuotën prej 12 përqind të komuniteteve ku kanë aplikuar 904, 124 nga ta janë regjistruar dhe kanë mbetur edhe 777 vende të lira pasi kandidatët tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet.
Anëtarja e Komisionit Myfera Sherifi tha se kandidatët nuk ishte dashur që të regjistrohen vetëm me deklarim se cilit komunitet i përkasin por ishte dashur që të regjistrohen në bazë të diplomës.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...