Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë e ulët

11:18 | 27 Shtator 2016
Arbresh.info

Rritja ekonomike në Kosovë është parashikuar të jetë 3.6 për qind për vitin 2016, që është më e ulët se 3.9 për qind sa ishte në vitin e kaluar.

Kështu u tha gjatë prezantimit vjetor të Bankës Botërore për Kosovën.

Kjo rritje parashihet të jetë 3.7 përqind deri në vitin 2018.

Ekonomisti i BB Agim Demukaj, tha se kjo rritje është solide dhe e ngadaltë.

Sipas tij, rritja ekonomike e mjaftueshme për Kosovë do të ishte 7 përqind për zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Ai tha se ka rënie të investimeve të huaja për këtë vit si shkak i dështimeve të privatizimit të Brezovicës dhe Telekomit të Kosovës.

Demukaj tha se buxheti do të ketë për këtë vit dhe vitet e ardhshme presion buxhetor nga numri i madh i veteranëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme