Një fotograf i mirë do të bënte çdo gjë për një foto, sidomos i pajisur edhe me këtë lente super të gjatë që ngjan më shumë me një teleskop. Ashtu siç u raportua nga Photokina, kompania e prodhimit të lenteve Venus Optics ka prezantuar një makro lente e cila i lejon fotografët të mos qëndrojnë shumë afër subjektit të tyre.
Venus Optics thotë se kjo lente kreative, u dizenjua për të fotografuar ato që kompania i quan objekte që të ‘trembin’, duke i mundësuar fotografëve të qëndrojnë në një distancë të sigurtë nga subjekti.
Lentja ofrohet për kamerat Nikon dhe ato Canon. Ajo mund të paloset duke marrë formën dhe madhësinë e një monedhe.
Produkti është menduar të vijë në treg vitin e ardhshëm dhe akoma nuk është përcaktuar çmimi më të cilin do të shitet ai.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës