Operatori mobil serb ” Telenor D.O.O” , ka aplikuar për telefoninë e tretë mobile në Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP). KosovaPress ka siguruar aplikacionin e operatorit serb “Telenor.D.O.O” të dorëzuar më datën 30 prill të këtij viti.
“Siç është shpjeguar në formën e aplikacionit, Telenor shpreh interesim për 2 x 25 MHz band. Për shkak të mungesës për momentin të prezencës së tregut, Telenor po e kërkon këtë sub-band frekuencë të gjerë në mënyrë që të sigurojë kualitet të zërit dhe shërbime të të dhënave në territorin e Kosovës dhe fillojë operimet e saj në Kosovë”, thuhet në aplikacionin zyrtarë të Teleno-it ,serb.
Aplikacioni i Telenor D.O.O ka ardhur publikimit të njoftimit në muajin mars nga ana e ARKEP për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve frekuencore nga brezi 1800 MHz për sistemet GSM/LTE/UMTS/WiMAX duke i hapur rrugën kështu vazhdimit të procedurës për dhënien e resurseve frekuencore të nevojshme për avancimin e shërbimeve të gjeneratave të teknologjive të avancuara 3G dhe 4G.
“Në mars të vitit 2015 ARKEP publikoi njoftim për dhënien e frekuencave të bandit 1800 MHz (1710-1785 në dyfishim me 1805-1880 MHz) për shërbime të telefonisë mobile (GSM and IMT). Sa i përket njoftimit ndërkombëtar të dhënë, Telenor nga këtu shpreh interesimin e saj për të fituar aksione në spektrin 1800 MHz dhe të fillojë rrjetin dhe ofrimin e shërbimeve në Kosovë. Për këtë qëllim, bashkë më këtë letër, Telenor dorëzon kërkesë zyrtare për përforimin e radio frekuencave dhe formës relevante të aplikacionit”, thuhet në aplikacionin e Telenor D.O.O.
Po ashtu, për frekuenca shtesë në ARKEP, kanë shpreh interes edhe dy operatorët mobil që operojnë në Kosovë, “Vala” dhe “Ipko”. Këta dy operator kanë aplikuar për brez frekuencor që u mundëson ofrimin e shërbimeve 3 dh 4 G me kapacitete të kualitetit të lartë.
Këtë e ka konfirmuar edhe ARKEP, se i ka pranuar aplikacionet dhe se sipas ligjit do t’i shqyrtoj ato. “Autoriteti sipas proceduarve të Ligjit të Komunikimeve Elektronike Nr. 04/L-109 dhe legjislacionit sekondarë për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve frekuencore do të administroj dhe shqyrtoj kualifikueshmerin e shprehjes së interesit të gjithë operatoreve për resurse frekuencore në brezin 1800 MHz, dhe konform proceduarve dhe rregullave të paraparë me legjislacion do të njoftoj këta operatorë me vendimet e tij ( Autoritetit)”, thuhet në njoftimin e ARKEP-it.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës vitin e kaluar kishte miratuar marrëveshjen për telekomunikacion të arritur me palën serbe në Bruksel./KP/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...