Google ADS

Në WeChat mund t’i përdorni aplikacionet pa i shkarkuar më parë

14:46 | 26 Shtator 2016
Arbresh.info

Tani që WeChat ka filluar të testojë funksionin e tij Miniapp, ju mund të përdorni aplikacione të tjera brenda në WeChat. Po aplikacione brenda një aplikacioni tjetër. Ashtu si shpjegoi edhe Zhang Xiaolong, krijuesi i WeChat, “Këto janë aplikacione të cilat nuk keni nevojë t’i shkarkoni, mund t’i hapni ato thjesht duke kërkuar për to dhe pastaj të klikoni mbi opsionin ‘fshij pas përdorimit’”.

Programuesit mund të ndërtojnë tashmë “aplikacione të lehta” që përfshihen direkt në WeChat. Shpresohet se kjo do të eliminojë instalimin, çinstalimin dhe ri-instalimin përsëri të aplikacioneve bazuar mbi memorien e mbetur në telefon. Me programin Miniapp programuesit mund të ndërtojnë aplikacione të cilat mund të përdoren pa pasur nevojë të instalohen më parë në telefon, raporton Arbresh.info

Megjithatë jo të gjithë janë të bindur se këto aplikacione do ti ndihmojnë përdoruesit. Disa mendojnë se rritja e kompleksitetit të cilësive mund ta ulë performancën e aplikacioneve brenda aplikacionit WeChat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme