Google ADS

Vendos foto TV në kutitë e biçikletave, për të reduktuar dëmet në shpërndarje

13:26 | 26 Shtator 2016
Arbresh.info

Ndodh që paketat e porositura online shpesh herë dëmtohen gjatë transportit, dhe kjo e ka shtyrë një kompani të bëjë një lëvizje të zgjuar në mënyrë që produktet e saj të mbërrijnë të padëmtuara tek konsumatorët.

Kompania, VanMoof ka vënë re se shpërndarësit kanë tendencë të jenë më të kujdesshëm në transportimin e pajisjeve elektronike veçanërisht në ato me ekrane të mëdhenj si televizorët. Ja përse ajo ka vendosur të ndryshojë kutitë e paketimit të produkteve të saj, duke i vendosur biçikletat që ajo prodhon në kuti me një imazh televizori të stampuar në të.

Ideja se një televizor i madh ndodhet në atë kuti, i bën kompanitë shpërndarëse të tregohen më të kujdesshme më transportin e tyre, përcjell Arbresh.info.

Kutitë ku paketohen biçikletat kanë përmasat e një televizori të madh, të cilët mbërrijnë gjithmonë në kondita perfektë tek konsumatorët. Stampimi i kutive të VanMoof me një imazh televizori ka bërë që dëmtimi i biçikletave gjatë transportit të zbresë me 70-80%.

Në një botë ideale shpërndarëse, kompanitë duhet t’i trajtojnë të gjitha paketat me kujdes, por në qoftë se nuk e bëjnë, atëherë kjo është një alternativë e mirë për ta siguruar këtë./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme