Në Prishtinë është hapur Panairi i Artizanateve ku po prezantohet punimet e grave nga e gjithë Kosova dhe rajoni.
Panairi është hapur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, dhe do të vazhdojë tri ditë.
Organizatorët e Panairit kanë thënë se qëllimi i këtyre panaireve është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.
Belgjyzare Muharremi tha po ashtu se mbajtja e këtij panairi është edhe hapja e tregut lokal dhe eksportues të artizanateve.
“Ky është edicioni i dymbëdhjetë që ne organizojmë në Panairin e Artizanateve që nga viti 2005 kur Këshilli i Evropës lejojë që Kosova të jetë shteti i 49-të i cili ka të drejtë të organizoj evenimente të tilla. Artizanatet kanë ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe nga rajoni. Hapja zyrtare do të bëhet sonte ora 17:00 në teatrin e Kosovës. Shumica e grave janë anëtare dhe tashmë është krijuar një rrjet i artizanateve, të cilët e ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë e këtij vendi. Në Panairi priten të jenë 80 participantë prezantues me produktet e tyre. Qëllimi është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore si dhe hapja e tregut lokal dhe eksportues të artizanaleve”, tha Muharremi.
Ndërsa, pjesëmarrësja në këtë panair Mevlyde Ahmetaj nga Istogu thotë se përmes organizatës së saj ‘Organizim, Bashkëjetesë dhe Artizanale’, është munduar t’iu ndihmoj femrave nga qyteti prej nga vjen duke punësduar ato dhe më pas janë pavarësuar dhe kanë hapur bizneset e tyre.
Ajo tregon se punimet e tyre kanë marrë pjesë edhe në Francë në vitin 2004 ku ishin pjesëmarrëse edhe në shtëpinë e modës ‘Channel’.
“Unë punoj nga viti 2008, jam në këtë organizim fillimisht kam filluar me tradicionalet punime dore që janë artizanale, aty kam punësuar femra dhe janë pavarësuar kanë çelë dyqane deri 10 dyqane, kam hapur edhe një kuzhinë me gatime tradicionale edhe aty kam të punësuar 10 femra, disa janë aty ku gatuajnë, disa janë jashtë që më furnizojnë, kemi shumë shitje ndoshta edhe në Prishtinë me kanë ndoshta nuk kishim pas ma shumë punë. Me Betin kam një bashkëpunim qysh prej fillimit të organizatës jo qeveritare edhe bashkë ishim edhe në Francë ku kemi marrë pjesë pesë ditë, në 2004-tën kemi marrë pjesë në shtëpinë e modës ‘Channel’ shpresojmë që ndoshta prapë të shkojmë, kemi punuar artizanale që tetë vite e më tepër, jam munduar me iu ndihmu femrave të Istogut”, tha Ahmetaj.
Pjesëmarrëse në këtë panair ishte edhe Sylbie Sahiti nga Lipjani, e cila po merr pjesë me produkte ushqimore tradicionale siç janë turshia dhe ajvari, produkte të cilat ajo thotë që janë natyrale.
“Nëpër këto panaire shumë të suksesshme marrim pjesë me turshia me konservime, ajvara, turshia të ndryshme janë ushqime tradicionale pa konzervansa pa vinobrana. Unë merrem qe disa vite me këto turshia, ja vlen me dal nëpër panaire, me prezantu mallin merremi qe disa vite, e prezantojmë e falënderoj organizatoren Belgjyzare Muharremi. Ia kom fillu edhe unë si shumë gra tjera e kemi themelu shoqatën, ka sakrifica të mëdha për gratë sepse krediat po janë shumë të nalta, gratë në biznes e kanë themelu tregun mobil në bashkëpunim me komunën edhe me komisionin evropian”, tha Sahiti.
Gratë që marrin pjesë në këtë panair u bën thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të vizitojnë panairin sepse ka shumë produkte që ia vlen të blihen dhe të ndihmojnë në promovimin e produkteve tradicionale.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister