Studimet tregojnë që aftësitë llogaritëse nuk lidhen me vizionin tonë pamor

09:16 | 26 Shtator 2016
Arbresh.info

Matematika dhe lidhja jonë me të ka të bëjë shumë me mënyrën se si ne e shohim botën fizikisht. Ky ka qenë një konkluzion logjik i marrë si i vërtetë deri tani, por një studim ka vërtetuar të kundërtën.

Një projekt i realizuar nga disa neorostudiues të Universitetit Hopkins sugjeroi se vizioni nuk ishte shumë i lidhur me matematikën ashtu siç mund të kemi menduar. Si pjesë të studimit, studiuesit matën aktivitetin e pjesës së trurit përgjegjës për arsyetimin numerik në dy grupe njerëzish, ku pjesëtarët e njërit grup ishin të verbër.

“Ajo çfarë tregoi studimi, ishte se aftësia për të bërë llogari matematikore është e njëjtë në njerëzit normale si dhe ato të verbër,” thotë Shipra Kanjila, një student i diplomuar në Departamentin e Shkencave të Trurit dhe Psikologjisë në atë universitet.

Gjatë eksperimentit njerëzve u thuhej të zgjidhnin problema matematikore, ndërkohë që realizohej një skanim i trurit të tyre. Atyre iu thanë ushtrime komplekse për t’u zgjidhur dhe u vu re se tek të dy grupet pjesa e trurit aktive në ato momente e përdorur për arsyetimin numerik ishte e njëjtë.

Studimi zbuloi gjithashtu se korteksi vizual i trurit tregonte sasi më të madhe aktiviteti tek njerëzit e verbër sesa ato që shihnin.

“Kjo tregon se pjesë të ndryshme të trurit janë fleksibël dhe përshtaten në situata të ndryshme dhe se aftësitë tona llogaritëse nuk janë të lidhura me vizionin tonë pamor,” thotë Kanjila.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme