Google ADS

Reforma fiskale nuk ndikoi në çmimet e konsumit (Video)

22:30 | 25 Shtator 2016
Arbresh.info

Reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënie të çmimeve të konsumit, ani pse  ishte paraparë që të ndikojë direkt në shportën e konsumatorit,  bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.

Arsyen për mosreflektimin e pakos së re fiskale  në uljen e çmimeve të konsumit, e ka dhënë  ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

 Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike thotë  se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënie të çmimeve të konsumit.

Heqja e TVSh , dhe hyrja e pajisjeve, linjave të prodhimit  dhe makinerive të ndryshme për prodhim  në kufi me takse zero, ka pasur ndikim shumë pozitiv, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së produkteve dhe rritjen e prodhimit në përgjithësi./Tribunachannel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme