Një firmë kamionësh kanë ndërtuar atë që pretendohet të jetë ora e parë në botë e bërë tërësisht nga kamionët. E përbërë nga 14 të tillë, së bashku me 90 shoferë, ora gjigante u ndërtua në një fushë aviacioni të braktisur me sipërfaqe 70,000 metër katror.
Funksionimi normal i orës filloi këtë javë dhe ajo punon non-stop për 24 orë.
‘Kamionët janë të mëdhenj, makina të fuqishme, por janë të dizenjuar detajisht, instrumente të rafinuar, ashtu si edhe orët,’ shpjegon Staffan Arvs, Kryetar i Marketingut dhe Komunikimit tek Scania, firma Suedeze e kamionëve që ndërtoi orën.
‘Secili kamion duhet të optimizohet për detyrën e tij specifike në orën gjigante dhe monitorohet në kohë reale.’
Me qëllim ndërtimin e kohëmatësit gjigant, kamionët duhet të përshkojnë një trajektore rrethore për 60 sekonda, përgjatë 24 orëve.
Kamioni i brendshëm duhet të lëvizë me shpejtësi 13 km/h, ndërsa ai i jashtëm me 53 km/h, thotë Scania.
Kamionët që matin minutat dhe orët, duhet të rrinë në një sekuencë perfekt të sinkronizuar.
Lajçak thotë se vlerëson idetë e Osmanit për Marrëveshjen e ...
Rusia sulmon një spital në Ukrainë, vriten 8 persona, plagos...
Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në ...
Donika Gërvalla nuk i solli asnjë njohje vendit, “E ka preza...
Me organizim madhështor, Osmani pritet në SHBA nga mërgata ...
Kurti jep detaje për takimet që zhvilloi gjatë qëndrimit në ...