MASHT-i ndërpret kontratën pesëmilionëshe me AUK-un

06:50 | 6 Maj 2015
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që të ndalojë implementimin e kontratës që ishte firmosur në kohën e Qeverisë së kaluar, e cila parashihte pagesë prej afro pesë milionë eurosh të buxhetit ndaj Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), për trajnimin e mësimdhënësve parauniversitarë.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” sekretari i përhershëm i MASHT-it, Xhavit Dakaj, i cili vetë ka qenë nënshkrues i kësaj kontratës me AUK-un për projektin e njohur si ECDL (Njohje e Kompjuterit/European Computer Driving Licence), përmes të cilit synohej ngritja e aftësive të mësimdhënësve të nivelit parauniversitar të Kosovës në përdorimin teknologjisë informative –TIK (kompjuterit). Vendimin për ndalimin e implementimit të kësaj kontrate e ka marrë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, para pak kohe.

“Ministri e ka pezulluar vazhdimin e kësaj kontrate deri në marrjen e një vendimi të ri dhe sqarimin e disa paqartësive të ngritura se si ka ardhur deri tek nënshkrimi i saj” , ka thënë Dakaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme