Fruit Ninja do të bëhet së shpejti film

14:09 | 25 Shtator 2016
Arbresh.info

Loja e njohur Fruit Ninja ka planifikuar të bëhet film së shpejti. Kompania e prodhimit të filmave New Line Cinema në bashkëpunim me Tripp Vinson kanë blerë të drejtën për të bërë një film bazuar në lojën Fruit Ninja me subjektin “një skuadër e rekrutuar për t’u bërë Fruit Ninjas me qëllim që të shpëtojnë botën.”

Tripp Vinson dhe New Line Cinema kanë bashkëpunuar edhe me parë në realizimin e filmave siç ishte “Udhëtim në Qendër të Tokës.” e bazuar mbi librin e Zhyl Vern me të njëjtin titull.

Teksti do të shkruhet nga J.P.Lavin dhe Chad Damiani dhe filmi do të jetë i zhanrit aksion dhe komedi.

Fruit Ninja është shkarkuar më shumë se një miliardë herë dhe renditet e dyta pas Candy Crush Saga në listën e lojërave më të shkarkuara në iOS./Arbresh.info.

fruitninja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme