Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thotë se është keqkuptuar deklarata e ministrit Arsim Bajrami Kuvendin e Kosovës, lidhur me statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta.
MASHT-i përmes një reagimi për media thotë se kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka keqkuptuar deklaratën e Bajramit, duke shtuar se projektligji për Inspektoratin e Arsimit është angazhim i tij që nga viti i kaluar, për të iu dërguar më pas Ministrisë së Financave për kosto financiare.
Sipas MASHT-it, ministri Bajrami dhe akterë të tjerë institucional do të angazhohen për zgjidhjen më të mirë në interesin e mësimdhënësve që përfshin projektligji.
“MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, së bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve që përfshin ky Projektligj”, thuhet në reagimin e MASHT-it.
MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se punës (1990/99), kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do të angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve , duke investuar në nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës ,kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithëpopullore.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...