Një studim i kohëve të fundit thotë se fëmijët të cilët e thithin gishtin dhe njerëzit të cilët i kafshojnë thonjtë janë më rezistentë ndaj alergjive.
Logjika prapa kësaj është e thjeshtë. Më shumë se 1,000 njerëz u testuan në Zelandë të Re, mosha e të cilëve ishte mes 5 dhe 32.
Gjysma e pjesëmarrësve u kontrolluan kohë pas kohe, dhe gjatë fazës së testimit hulumtuesit thanë se ata të cilët i kishin kafshuar thonjtë dhe kishin ‘thithur’ gishtin e tyre kishin mbajtur larg disa alergji, transmeton Gazeta Express.
Por, ky zakon, nuk kishte ndonjë efekt në probabilitetin për të zhvilluar astmë ose alergji. Gjatë këtij studimi u gjet se rreth 35% e fëmijëve, të cilët kishin kafshuar thonjtë dhe kishin thithur gishtat, kishin më pak mundësi për të zhvilluar ndonjë alergji.
Studimi u krye nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Otagos në Dunedin, Zelandë të Re. Sipas profesorit Malcolm Sear, shkencëtarët nuk i sugjerojnë ose mbështesin këto zakone, por vetëm është studiuar ndikimi i tij në shëndet.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...