Google ADS

Ja cilët janë 6 njerëzit që kanë jetuar më gjatë (Foto)

15:44 | 23 Shtator 2016
Arbresh.info

Kamato Hongo: lindi më 16 shtator 1887. Është konsideruar si një nga njerëzit që ka jetuar më gjatë në botë. Vdiq më 31 tetor 2003. Ajo jetoi në Kagoshima dhe festoi ditëlindjen e saj të 116-të një muaj para vdekjes nga pneumonia.

kine

 

María Esther Heredia Le Caro de Capovilla: është njohur ndërkombëtarisht si María Capovilla. Lindi më 14 shtator 1889. Maria ishte edukatore dhe në kohën e vdekjes ishte 116 vjeç e 347 ditë. Maria ishte vajza e një koloneli dhe merrte pjesë në eventet sociale dhe klasat e artit. Ajo kurrë nuk pinte alkool, as duhan.

May 2005.

Elizabeth “Lizzie” Bolden: lindur 15 gusht 1890 ishte një grua afrikano-amerikane. Në kohën e vdekjes së saj në moshën 116 vjeç dhe 118 ditë, u njoh nga Libri i Rekordeve Gines si personi më i vjetër në botë. Elizabeta Bolden ështe vetëm një nga shtatë njerëz në mbarë botën që kanë jetuar deri në moshën 116-të. Lindja e saj ishte lindja e fundit e dokumentuar e vitit 1890.

elisabet

 

Jeanne Louise Calment: lindur më 21 shkurt 1875 në Arles, Francë, ka jetuar deri në moshën 122 vjeç e 164 ditë.

plake-e-vjeter

 

Shigechiyo Izumi: lindur 29 qershor 1865 është një njëqindvjeçar japonez, i cili ishte titulluar personi më i vjetër që jetonte pas vdekjes së Niwa Kawamoto, në Japoni. Ai gjithashtu mban rekordin botëror për jetën më të gjatë të punës. Ai ka punuar në një total prej 98 vjetësh. Gruaja e tij vdiq në moshën 90-vjeçare. Ai vdiq më 21 shkurt 1986.

japonez

 

Carrie C. White: u njoh nga libri i Ginesit si personi më i vjetër në botë në ditëlindjen e saj të 114 në vitin 1988. Carrie ishte një banore e një shtëpi pleqsh në Palatka, Florida. Ajo ishte në  shtëpi pleqsh jo për shkak të moshës, por për shkak të një problemi nervor që iu shfaq në vitin 1909, i cili e la të institucionalizuar. Carrie është një tjetër rast i mosmarrëveshjes, por dokumentacioni i saj duket të jetë i mjaftueshëm për t’i dhënë titullin e personit më të vjetër në botë në mes të 11 janarit 1988 dhe 14 shkurtit 1991.

grua-e-vjeter-e1452254739590

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme