Pas linçimit të aplikacionit të mesazheve ‘Allo’ nga Google dhe bot-it të tij ndihmës i pajisur me sistem IA, ekspertët e sigurisë thonë se më këtë, Google ka shkelur pretimin e bërë më parë për mbrojtjen digjitale të përdorueseve të tij. Profesionisti Edward Snowden reagoi menjëherë pas daljes së aplikacionit të mërkurën, duke thënë se ai nuk ishte gjë tjetër veç se një mjet tjetër për surveimin e shtetasve të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata bie në kundërshtim me konferencën I/O të mbajtur nga Google në Maj. Atje Google demonstroi aplikacionin e ri, duke premtuar se Allo mund të kodonte mesazhet e përdorueseve për t’i bërë ato më të sigurte, dhe të palexueshëm.
Ai ka edhe opsionin ‘inkonjito’ i cili siguron privatësi maksimale sipas Google. Madje mund të zgjidhni edhe opsionin për t’i fshirë mesazhet sapo personi ku i keni dërguar t’i lexojë ato.
Megjithatë Snowden konsiston në mospërdorimin e këtij aplikacioni, pasi e konsideron atë më të pasigurtë se aplikacionet tradicionalë të mesazheve si WhatsApp dhe Messenger./Arbresh.info.
“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell: Po shkojmë...
Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me ...
Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës
Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë...
Aksioni antidrogë në Pejë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë