Certifikata e parë e Steve Jobs del në shitje për $195,000

11:09 | 23 Shtator 2016
Arbresh.info

Certifikata e parë e Apple që iu dha themeluesit dhe COE-s së saj Steve Jobs, ka dalë tashmë në shitje me një çmim prej 195,000 dollarë.

Raportohet se kjo ishte edhe certifikata e parë e këtij lloji që iu dha Steve Jobs. Pastaj ajo u harrua dhe nuk u shikua më si një gjë ‘me vlerë’ derisa një tregtar i dokumenteve të rralla e mori atë dhe e nxori në shitje me këtë çmim.

Viti 1981 që është vulosur në dokument tregon se certifikata iu dha Steve Jobs vetëm një vit pasi kompania Apple u bë publike në 1980.

Dokumenti në fjalë mendohet të ketë qenë i varur në murin e zyrës së Jobs deri në 1985 kur ai u detyrua të largohej nga kompania. Pastaj CEO i ri, John Sculley kishte larguar çdo gjë, bashkë me certifikatën dhe i kishte hedhur, por një nga punonjësit që e kishte gjetur atë e kishte ruajtur për 31 vite. Punonjësi e ka shitur dokumentin bashkëngjitur me një letër të noterizuar që dëshmon për vërtetësinë e certifikatës./ Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme