Me aktivitete të shumta rinore në Mitrovicë, ka filluar “Muaji i Rinisë 2016”, i cili organizohet për herë të pesëmbedhjetë me radhë nga Ministria e Kulturës, Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, organizatat rinore, shoqata e asociacione vendore dhe partnerë të tjerë.
Duke e shpallur të hapur “Javën e Rinisë” në Mitrovicë, drejtori komunal për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka thënë se të gjitha organizatat rinore do të kenë mbështetje nga drejtoria, e cila është e përkushtuar t`i përkrah dhe ndihmojë në të gjitha aktivitetet, duke iu krijuar sa më shumë hapësira për t`i shprehur mundësitë dhe vlerat e tyre rinore.
Përndryshe, gjatë gjithë shtatorit, nën moton “Rini jepju formë ëndrrave” do të promovohen vlera rinore në ndërtimin e paqes dhe proceseve integruese në shoqëri, ku janë përfshirë të rinj nga të gjitha etnitetet.
Pjesëmarrësit janë tubuar në qendër të qytetit, ku është bërë edhe hapja solemne e këtij aktiviteti rinor dhe pastaj është vazhduar me një program të larmishëm, përfshirë hapjen e panairit të OJQ-ve,hapja e ekspozitës,improvizimi I gjurmeve arkeologjike,kendi i leximit,organizimi i lojërave tradicionale dhe shumë aktivitete të tjera.
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia