Në muajin maj, Google prezantoi Allo, një aplikacion i gjigantit amerikan të teknologjisë për të komunikuar.
Në atë kohë, kompania tha se përkohësisht do të ruante të dhënat në serverat e saj, por duke garantuar se në to nuk do të kenë akses as autoritetet amerikane apo kushdo tjetër.
Masa e përkohshme, argumentonte Google do të qëndrojë për pak kohë për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit dhe më pas nuk do të ruhet më asgjë në servera.
Por kur kanë kaluar 4 muaj, Google jo vetëm që ruan ende në serverat e saj bisedat mes përdoruesve të aplikacionit, por regjistron edhe të dhëna të tjera të ndjeshme të privatësisë. Këtë e ka zbuluar forumi teknologjik “The Verge”.
Google heshti fillimisht ndaj lajmit në fjalë, por më pas e pranoi këtë dhe bëri një hap pas duke përditësuar aplikacionin dhe duke u mundësuar vetë përdoruesve që të zgjedhin se çfarë informacionesh dëshirojnë të ndajnë me serverat e Google.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...