Pokemon Go nuk është më mbreti i aplikacioneve. Sensor Tower, platforma kryesore e analizave mbi aplikacionet, raportoi të Martën në një postim se loja që qëndroi për 74 ditë në vendin e parë si aplikacioni me përdorimin më të madh ditor, tani nuk konsiderohet më si e tillë.
Loja ka grumbulluar deri tani më shumë se 440 milionë dollarë bruto në tregun e Apple dhe Google Play Store, tha Sensor Tower.
Ndërkohë vendi i Pokemon Go është zëvendësuar nga Clash Royale, një lojë strategjike e lançuar nga Supercell në fillim të këtij viti.
“Kemi konstatuar se Pokemon Go është shkarkuar më shumë se 500 milionë herë që nga data e lançimit, dhe pritet të shtohet në shumë vende të tjera akoma,” tha një zëdhënës i Niantic për kompaninë. “Kjo rritje ka qenë e natyrshme dhe ne do të vazhdojmë të përmirësojmë dhe përditësojmë lojën me cilësi të reja gjatë viteve në vazhdim.”/arbresh.info.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...